Ballina Teknologji Paditet krijuesi i vetëshpallur i Bitcoin, kërkohet 10 mld dollarë shpërblim

Paditet krijuesi i vetëshpallur i Bitcoin, kërkohet 10 mld dollarë shpërblim

Australiani i vetëshpallur si themeluesi i bitcoin, Craig Wright, është paditur në gjykatë ku i kërkohen 10 miliardë dollarë nga familja e ish-partnerit të tij në biznes.

Në padi thuhet se Wright, kishte gërmuar monedha kriptografike së bashku me Dave Kleiman, një programues i cili vdiq në 2013-ën.

Gjithashtu sqarohet se Wright, kishte orkestruar një skemë për të marrë nën kontroll bitcoin-ët e Kleiman. Avokati i këtij të fundit, vëllai i tij Ira, pranon se numri i bitcoinëve për të cilët bëhet fjalë ngelet një mister, por ai beson se është mes 300,000 deri në 1.1 milion.

Padia e bërë në Florida dy javë më parë, thotë se atë vit kur Kleiman vdiq, familja e tij nuk kishte dijeni për përfshirjen e tij në krijimin e bitcoin.

Padia thotë se nuk dihet nëse bitcoin është krijuar nga Craig, Dave, nga të dy apo asnjëri. Megjithatë është e pamohueshme që Craig dhe David, kanë qenë të përfshirë në bitcoin që nga krijimi i tij dhe të dy kanë akumuluar pasuri të madhe nga 2009 deri në 2013-ën.

Deri në 2015-ën Craig Wright ishte një figurë e panjohur, madje edhe brenda komunitetit të bitcoin. Por atë vit, ai u hetua nga autoritetet fiskale Australiane për përfshirjen në bitcoin, duke shkaktuar polemika se ai mund të ishte Satoshi Nakamato, krijuesi i përfolur i bitcoin.

Në 2016-ën, ai doli publikisht duke thënë se është Nakamoto, por ekspertët kanë vënë në dyshim provat që ai ka paraqitur. Ai premtoi ta provonte më tutje identitetin e tij si Satoshi Nakamoto, por u tërhoq. Që atëherë ngeli një figurë qendrore për komunitetin e bitcoin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Sony merr frerët në dorë, pritet të konkurojë Samsung dhe iPhone