Ballina Kryesore Pas Amerikës, Volkswagen gjobitet dhe nga Gjermania me 1 miliard euro

Pas Amerikës, Volkswagen gjobitet dhe nga Gjermania me 1 miliard euro

Gjigandi gjerman i prodhimit të automjeteve, Volkswagen është gjobitur me 1 miliard euro në Gjermani për shkak të skandalit të emëtimit të gazrave tek makinat me naftë.

Volkswagen në një deklaratë të dhënë tha se e pranonte gjobën. Ata zbuluan se rreth 10.7 milionë makina ishin të prekuar nga ky skandal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë, dhe në Britani të Madhe.

Prokurori publik i Braunschweig lëshoi një urdhër administrativ kundër Volkswagen-it të mërkurën, që ata ta paguajnë dënimin maksimal prej pesë milionë eurosh, dhe 995 milionë eurosh për “dorëzim të përfitimeve publike”.

Kjo i referohet kthimit të parave të përfituara përmes mënyrave ilegale ose jo etike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook