Ballina Teknologji Përgjysmohet prodhimi i Iphone X, Apple e ‘pëson’ nga pritshmëritë e mëdha

Përgjysmohet prodhimi i Iphone X, Apple e ‘pëson’ nga pritshmëritë e mëdha

Iphone X është produkti më i fundit nga Apple, i cili është smartphon-i më i shtrenjtë në treg.

Çmimi $1.000 i këtij produkti, mund të jetë dhe arsyeja pse kërkesat kanë qenë shumë të ulëta.

Gjigandi Apple është mësuar gjithmonë me ‘lugë të madhe’, dhe tani që kërkesat për iPhone X nuk janë në nivelin e pajisjeve të mëparshme, ka vendosur të përgjysmojë prodhimin.

Ttregjet që kanë qënë të dobëta, janë po ato që Apple kishte pritshmëri të mëdha, si: ShBA, Evropë, dhe Kinë.

Një arsye tjetër pse jo shumë veta nuk po mbajnë radhë për pajisjen e Apple, janë thashethemet se Apple pritet të nxjerë në treg një iPhone të ri, nga fundi i këtij vit.

Mendohet se kjo gjë ka bërë që vëmendja të kalojë tek produkti që do të vijë në treg.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook