Ballina Teknologji Përshkruan 800 kilometra me një karikim që zgjat vetëm 1 minutë, makina...

Përshkruan 800 kilometra me një karikim që zgjat vetëm 1 minutë, makina elekrike do të shihet së shpejti në rrugë

Kompania Fisker në një deklaratë të bërë për mediat shprehet se ka krijuar baterinë e së ardhmes e cila mund të karikojë makinën tuaj për vetëm një minutë dhe mund të përshkruaj 800 kilometra distancë.

Henrik Fisker ka prezantuar modelin e ri të makinës luksoze “Fisker EMotion” në CES e cila do të jetë rivale e mjeteve me benzinë ose naftë.

EMotion është një supermakinë elektrike e cila ka huazuar telajon e Tesla Model S.

Supermakina do të përbëhet nga një motorr elektrik që do të ketë 143 kW fuqi, 191 kuaj fuqi.

Fisker deklaroi se modeli bazë i supermakinës elektrike do të fillojë me një çmim fillestar prej 130.000 dollarësh.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook