Ballina Teknologji Prodhuesi francez i makinave “Renault” jep një njoftim të papritur: Jemi goditur...

Prodhuesi francez i makinave “Renault” jep një njoftim të papritur: Jemi goditur nga…

Tregu botëror i automjeteve ështe tronditur nga një njoftim i papritur i prodhuesit francez të makinave “Renault”. Kompania ka bërë me dije se ka qenë shënjestër e një sulmi kibernetik duke deklaruar se “Kompania nga e premtja është goditur nga sulmet kibernetike. Janë ngritur veprimet e nevojshme kundër këtyre sulmeve”, pohuan nga “Renault”.

Nuk janë dhënë informacione mbi dëmet e mundshme nga sulmet kibernetike.

Në sulmin ndërkombëtar kibernetik janë goditur qeveritë dhe organizatat private në SHBA, Australi, Portugali dhe Meksikë.

Në shënjestër të sulmeve ishin edhe kompanitë e mëdha spanjolle, në radhë të parë kompania kryesore e telefonisë Telefonica, kompania e energjisë elektrike Ibedrola, Gaz Natural dhe grupi bankar BBVA.

Po ashtu edhe në Britani të Madhe janë regjistruar sulme, prandaj spitalet kanë anuluar një numër të operacioneve.