Ballina Teknologji Range Rover po teston modelin më të ri Velar në pistë

Range Rover po teston modelin më të ri Velar në pistë

Zyrtarë nga Range Rover, kanë thënë kohë më parë se konsiderojnë rikthimin e modelit Velar, por pa dhënë detaje shtesë. Pas pak kohe, është bërë e ditur se mund të lansohet pas dy vitesh dhe do të ketë në emër edhe shtesën SVR.

Raportuesit që merren me makinat e reja, ia kanë dalë ta filmojnë teksa ishte duke u testuar ky model, në pistën e Nurburgring të Gjermanisë.

Megjithëse me shtresën për kamuflazh, mund të thuhet se i ka mbajtur disa nga tiparet kryesore të paraardhëseve, po madhësia lë të kuptohet edhe diçka.

Pjesa e pasme shumë e madhe, bën me dije se mund t’i ketë shtatë ulëse, për dallim nga standardet që i kanë dy më pak.

Derisa modeli i mëparshëm kishte 380 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrinte për 5.3 sekonda, Velar SVR pritet të jetë më i fuqishëm dhe më i shpejtë.