Ballina Kuriozitet Samsung prezanton celularin e ri me ekran elastik (VIDEO)

Samsung prezanton celularin e ri me ekran elastik (VIDEO)

Kompania gjigande e celularëve Samsung ka prezantuar në treg së fundmi një celular me ekran elastik 9.1 inç.

Sipas informacioneve ekrani fleksibël OLED mund të zgjatet në të dy drejtimet deri në 12 milimetra. Ky ekran i avancuar fleksibël mund të përdoret për teknologji të ndryshme, duke përfshirë inteligjencën artificiale dhe ekranet e automjeteve.

Firma kërkimore e Londrës, IHS Markit parashikoi se tregu për ekranet fleksibël do të vazhdojë të rritet në vitet e ardhshme, shkruan ACP.

IHS vlerësoi se shitjet për ekranet fleksibël do të rriten në 15.7 miliardë dollarë në vitin 2020. Këtë vit ai kishte një vlerë rreth vlerë 5.3 miliardë dollarë.

Kjo mund të çojë në smartfona që mund të ndryshojnë madhësinë në varësi të asaj për të cilën po përdoren.