Ballina Teknologji Shkencëtarët japin lajmin e shumëpritur: Brenda 20 vitesh do të zbulojmë se...

Shkencëtarët japin lajmin e shumëpritur: Brenda 20 vitesh do të zbulojmë se ku ndodhen alienët

Një grup shkencëtarësh të NASA-s pretendon se brenda 20 viteve të ardhshëm, do të mund të zbulohet nëse jemi apo jo të vetëm në univers.

Shkencëtarët janë në një kërkim intensiv në zbulimin e planeteve që mund të jenë të banueshme nga alienët.

Zbulimi i Plutonit në vitin 1930 u cilësua si diçka e jashtëzakonshme për shkencën, por sot, për shkak të zhvillimeve galopante në fushën e teknologjisë, zbulohen me qindra e mijëra planetë e sisteme të tjera yjore.

Si rezultat i përdorimit të teknologjisë, në ditët e sotme janë zbuluar rreth 3.500 planetë që mund të jenë si Toka.

Të mërkurën e kësaj jave u zbulua një planet, i cili ndodhet 11 vite dritë larg dhe konsiderohet si vendi më i përshtatshëm për zhvillimin e jetës jashtëtokësore.

Sipas shkencëtarëve të NASA-s, vendet se ku mund të gjenden qenie të tjera aliene, janë hëna akullnajore Encedalu e Saturnit dhe hëna akullnajore Europa e Jupiterit.

Ata janë aq të bindur se në hënën Europa ka diçka, sa kanë dërguar një anije kozmike për të vërtetuar nëse ka jetë aliene në liqenet e saj akullnajore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook