Ballina Teknologji Si të shkarkoni privatisht një ‘story’ të miqve në Instagram

Si të shkarkoni privatisht një ‘story’ të miqve në Instagram

Instagram është një prej rrjeteve sociale më të përdorura, i cili është ‘ndërtuar’ për shpërndarjen e fotove. 

Mirëpo një lulëzim duket se ka pësuar opsioni ‘story’ në Instagram, i cili përdoret gjithnjë e më shumë nga të rinjtë.

Ju mund të shikoni historitë e miqve, duke klikuar ikonat e tyre në krye të Instagram. Po sikur të shkarkonit një histori dhe ta ruani atë?

Ja sesi të ruani privatisht një histori Instagrami:

  • Vizitoni Storiesig.com në kompjuter ose telefon
  • Vendosni emrin e përdoruesit historinë e të cilit doni të shkarkoni. Duhet të jetë emri i saktë (username)
  • Nëse ai emër përdoruesi që keni vendosur është i saktë do të shfaqet një emër dhe një foto profili në rezultatin e kërkimit. Selektojeni për të parë historitë e tij.
  • Në faqen e rezultateve klikoni butonin “Download” për të ruajtur historitë që dëshironi.
  • Duhet të keni parasysh se sapo historia të fshihet, nuk mund ta shkarkoni më me këtë softuer.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook