Ballina Teknologji Sony vjen me strategji të re , me telefona të lirë dhe...

Sony vjen me strategji të re , me telefona të lirë dhe premium

Sony kishte një rrugë të vështirë, që nga koha kur u largua nga seria Xperia Z për të prodhuar një kategori të re të pajisjeve që do të njiheshin si “Premium Standard”.

Xperia X nuk ka bërë shumë sukses duke pasur parasysh pikat e larta të çmimeve, zgjedhjen e procesorit dhe mungesën e karakteristikave nga linja e Xperia Z.

Ditën e djeshme kompania ka konfirmuar se nuk do të prodhoj më smartfon në çmimin prej $ 500, ose atë që e quan kategorinë e saj të “Telefona të mençur premium”.

Tani e tutje, Sony do të përqendrohet vetëm në linjën XA të dhe modelet Xperia XZ, për t’u rimëkëmbur nga pjesa e humbur e tregut.

Sony është ende duke kërkuar të arrij sukses në tregun e Amerikës së Veriut, edhe pse pranon se do t’i duhet një investim i madh për ta bërë këtë.

Ne kemi parë Sony duke shitur smartphone përmes kanaleve të shitjes me pakicë, që është me të vërtetë e vështirë për të arritur sukses nga çmimi i synuar, veçanërisht në SHBA ku shumica dërrmuese e konsumatorëve blejnë telefonat e tyre nëpërmjet një dyqani celularësh.