Ballina Teknologji Studimi: Ja pse lajmet e rreme përhapen më shpejt se ato të...

Studimi: Ja pse lajmet e rreme përhapen më shpejt se ato të vërtetat

Informacionet e rreme (Fake news) në internet përhapen më shpejt se ato të vërteta thotë një studim i së enjtes, sipas AFP. Por, ndryshe nga ç’besojnë njerëzit, janë pikërisht këta të fundit që përhapin të tilla lajme dhe jo robotët.

Raporti në gazetën “Shkenca” është më i zgjeruari në kohë dhe studioi 126 mijë ndjekës në Twiter nga 2006 në 2017-n

Këto histori të sajuara ishin klikuar nga mbi tre milionë njerëz, mbi 4.5 milionë herë

Për të përcaktuar nëse lajmi ishte i vërtetë apo i rremë, kërkuesit mbështeteshin në gjaashtë organizata të kontrollit të fakteve

“Lajmet e rreme ishin 70% më të klikuara se të vërtetat”- raportojnë kërkuesit e Institutit të Teknologjisë, Massachusetts

Kërkuesit thonë se historitë false shpërndahen më shpejtë për shkak të “hipotezave të reja” të cilat sugjerojnë që njerëzit t’i shpërndajnë këto histori sepse janë më surprizuese se lajmet e vërteta

“Lajmet e pavërteta zakonisht inspirojnë për të shprehur në Twitter surprizim, frikë dhe pështjellim”-thotë sondazhi.

E vërteta nxjerr në pah mërzitje, gëzim dhe besim.

Studimi gjithashtu zbuloi se sasia e lajmeve të rreme në Twitter është në rritje dhe tenton të arrijë kulme në evente të mëdha si zgjedhjet për president të Amerikës gjatë viteve 2012 dhe 2016.

Përdorimi i Twitter “bots” ka qenë shpesh në fokus të FBI lidhur me ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane në 2016-n

Në fund të shkurtit, Twitter-i iu nënshtrua rregullave të reja që konsistonin në limitimin e gjërave të gënjeshtërta në rrjetin social.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




LEXO EDHE:  Shkencëtarët bëjnë një zbulim revolucionar, për herë të parë mundësohet modifikimi i ADN që në embrion për eleminimin e sëmundjeve të trashëguara