Ballina Kryesore SURPRIZË! Ferrari prezanton modelin SP38, i inspiruar nga ‘legjenda’ F40 (FOTO)

SURPRIZË! Ferrari prezanton modelin SP38, i inspiruar nga ‘legjenda’ F40 (FOTO)

Ferrari ka prezantuar modelin e saj më të fundit, SP38. Modeli SP38 ka shasinë dhe kambion e modelit 488 GTB.

Ky model është krijuar për një nga blerësit më të dedikuar të Ferrari-t.

SP38 është inspiruar nga modeli legjendar F40. Ferrari shprehet se nga modeli F40 është marrë bishti i makinës dhe mbuluesin e motorrit.

Modeli SP38 ka një motorr 3.9 litërsh V8 me dy turbo e cila prodhon 661 kuaj fuqi.

Ferrari SP38 arrin shpejtësinë nga 0-100 km/h për 3 sekonda dhe shpejtësi maksimale 330 km/h.

Debutimi i SP38 do të bëhet ditën e shtunë, më 26 maj në Concorso d’Eleganza Villa d’Este në Itali.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook