Ballina Teknologji Tanimë e mundur, ky është aplikacioni që ju paguan për të ecur

Tanimë e mundur, ky është aplikacioni që ju paguan për të ecur

Të fitosh para duke ecur? Tani është e mundur. Ky mund të jetë slogani i “Sweatcoin”, për momentin i disponueshëm vetëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara i cili shumë shpejt do të vijë dhe në Europë.

Funksionimi është i thjeshtë: për çdo 1000 hapa (të cilat maten me GPS) fitohet një “sweatcoin” (për të qenë të saktë më pak se një njësi, 0,95) të cilin mund ta shpenzoni në një dyqan virtual që lidhet me platformën ku mund të gjesh thuajse gjithçka (pajisje elektronike, këpucë për vrap, libra, pajisje hi-tech si smartphone e televizorë etj).

Pak a shumë me 15 sweatcoin mund të blini të mira materiale për një vlerë prej 25 dollarësh, por natyrisht që të siguroni çmime më të mëdha duhet të ecni më shumë. Për të blerë pajisjet më të shtrenjta natyrisht duhen mijëra sweatcoin. Nuk vlejnë aktivitetet në ambient të mbyllur (pra ecja në palestër) por vetëm hapat në ajër të pastër.

Prej disa javësh në krye të App Store amerikan dhe atë britanik, aplikacioni me seli në Londër – ka siguruar tashmë 6 milionë dollarë financim – dhe pavarësisht disa kritikave, numri i përdoruesve të tij ka arritur rreth 5 milionë.

Aplikacioni ka edhe kufizime të tjera. Nëse ofertat nisin nga 10 sweatcoin, është po e vërtetë që në regjistrimin falas ju mund të fitoni maksimumi pesë sweatcoin në ditë (pra është e kotë të bësh më shumë se 5 mijë hapa në ditë, në këtë këndvështrim). Të kalosh në nivelin tjetër, duke paguar pesë monedha në muaj, do të thotë të mbledhësh deri në dhjetë sweatcoin në ditë. Aplikacioni ka ndër të tjera një formë monetizimi që bazohet në ofertat publicitare që shoqërojnë atë që e përdorin aplikacionin.

LEXO EDHE:  Krijohet pajisja e re që u mundëson njerëzve të përjetojnë virtualisht "vdekjen" për së gjalli

Të flasësh për shpërblime në kriptovalutë është megjithatë jokorrekte: Sweatcoin nuk bazohet në teknologji blockchain, sweatcoin nuk janë të konvertueshme në valuta të tjera dhe është e pamundur të “dalësh” nga kufijtë e aplikacionit. Bëhet fjalë, të paktën për momentin, për një ekosistem të mbyllur që synon të shpërblejë përdoruesit falë pikëve të fituara me lëvizje. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook