Ballina Teknologji A do të lançohet së shpejti PlayStation 5? Ja çfarë thonë zërat...

A do të lançohet së shpejti PlayStation 5? Ja çfarë thonë zërat e shumtë që qarkullojnë

PlayStation 4 vijon ende shënojë ecuri mjaft pozitive në biznesin e videolojërave, por duket se Sony po punon fort për të sjellë PlayStation 5 në treg.

Kjo nuk është me të vërtetë befasuese, duke pasur parasysh se puna në një pasardhës të konsolës shpesh fillon sa më shpejt të fillojë tastiera e mëparshme.

Kjo gjë nuk është dhe aq befasuese, duke patur parasysh se shumica e kompanive gjithmonë punojnë për të zhvilluar versione të reja të produkteve të tyre.

Data e saktë e publikimit të PS5 ende nuk është zbuluar, megjithatë analistë të ndryshëm  thonë se PlayStation5 do të vijë brenda një kohe të shkurtër.

Analisti i grupit NPP, Mat Piscatella tha për ‘Gaming Bolt’ se ai pret që PS5 të nisë në vitin 2020. Megjithatë, ai bëri kujdes që kjo datë të ishte një vlerësim paraprak nga ana e tij.

“2020 është ajo që kam në parashikimin tim. Të dhënat sugjerojnë se nuk ka nevojë të bëhet më herët. Por unë kam qenë i surprizuar kur e mora vesh më parë, kështu që jam aq i interesuar në këtë si çdokush”, u shpreh Piscatella.

Lewis Ward, i cili drejton divizionin e kërkimit të lojrave IDC, tha se pret që PlayStation 5 dhe pasardhësi i Xbox One të nisin në vitin 2021.

“Tani për tani, unë mendoj se PS5 dhe gjenerata e ardhshme Xbox do të arrijnë në vitin 2021, por kjo është me të vërtetë një parashikim paraprak personal”, tha Ward për ‘Gaming Bolt’.

Disa analistë madje parashikojnë se Sony mund të publikojë PlayStation këtë vit.

Analisti i Capital Macquarie, Damien Thong, tha se ai pret që një version i ri i PlayStation 5të nisë diku në 2018.

Vetë Sony nuk ka bërë njoftime në lidhje me një PlayStation të ri, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndodhë. PS4 u njoftua në shkurt 2013, ndërsa u prezantua nëntë muaj më vonë në nëntor. 

Përveç analistëve të industrisë, zhvilluesit e lojërave gjithashtu ofrojnë disa të dhëna përsa i përket kornizave kohore.

CEO i Ubisoft Yves, Guillemot mendon se do të duheshin rreth dy vjet para se të ndodhte diçka tjetër.

Kjo do të thotë që PlayStation 5, pasardhësi i Xbox One, ose diçka tjetër do të realizohet pas një kohe më të gjatë.

Gjithësesi, adhuruesit e videolojërave po presin njoftimin zyrtar nga Sony, për të mësuar një herë e mirë se ditën që do të lançohet PlayStation 5.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook