Ballina Kryesore Transplanti i parë i kokës , për herë të parë në dhjetor...

Transplanti i parë i kokës , për herë të parë në dhjetor të këtij viti (VIDEO)

Fillimisht, do të kryehen një sërë analizash dhe testesh nga një grup i specializuar mjekësh, ndërsa në dhjetor të këtij viti doktori italian Sergio Canavero do të provojë për herë të parë në historinë e njerëzimit të vendosi e të bashkojë kokën dhe trupin e dy njerëzve të ndryshëm, me qëllimin që ky bashkim të jetë funksional.

Mjeku italian Sergio Canavero ka rreth 30 vite që e planifikon dhe cdo ditë ka punuar, kërkuar dhe hulumtuar për ta bërë realitet atë që askush më parë nuk e ka realizuar dot , transplantin e kokës.

Operacioni që do t’i japë një kokë të re 30-vjeçarit rus do të zhvillohet në Harbin Medical University, në provincën verilindore të kinës, Heilongjiang. Kostoja e tij do të jetë 11 milionë dollarë dhe do të zgjasë 36 orë. Operacioni do përfshijë 150 doktorë dhe mjeke.

Dhuruesit dhe pacientit do t’u ndahet koka nga trupi në të njëjtën kohë, ndërsa më pas koka e dhuruar do të vendoset në trupin e 30-vjeçarit rus, duke përdorur ngjitës biologjik dhe qepje kirurgjikale. Operacioni do të përshijë ftohjen e zonës së “prerjes” së kokës se pacientit rus në temperaturën -15 gradë celsius.

Më pas, procedura parashikon vënien e pacientit në koma për një muaj dhe pas zgjimit një trajtim intensiv, në mënyrë që të parandalohet refuzimi që trupi dhe truri mund t’i bëjnë njëri-tjetrit që të funksionojnë.

“Dualajm.com” siguron videon improvizuese e cila shpjegon se si do te kryhet transplanti