Ballina Teknologji VIDEO/ Google Arts & Culture, aplikacioni që gjen ju binjakun nga pikturat...

VIDEO/ Google Arts & Culture, aplikacioni që gjen ju binjakun nga pikturat në muze

Google Arts & Culture është aplikacioni më i ri, i cili po bëhet shumë i përhapur dhe i pëlqyer dita-ditës në të gjithë botën.

Google Arts & Culture, është një aplikacion i cili gjen binjakun tuaj, por veçantia e këtij programi, është së sozinë e gjen vetëm nga pikturat e ekspozuara në muze.

Pavarësisht se aplikacioni ka dal në treg që në 2016, ai u bë i njohur veç disa javë më parë, fal përditësimit të tij të fundit që ka të bëjë me gjetjen e binjakut.

“Bëni një fotografi dhe zbuloni nëse portreti juaj është në një muze”, është slogani që ka ky aplikacion.
Zëdhënësi i Google, Patrick Lenihan, në një deklaratë ka treguar se qëllimi i krijimit të këtij aplikacioni, është që të kthejë interesin nga arti.

LEXO EDHE:  Në krye të App Store, ky është aplikacioni më i ri që po i çmend të gjithë

“Në jemi përpjekur që të gjejmë një mënyrë që njerëzit të përfshin sa më shumë në art dhe të flasin për të, dhe aplikacioni Google Arts & Culture është një mënyrë shumë e mirë për tu informuar dhe pa ju kushtuar asgjë, pasi aplikacionin e gjeni falas në çdo appstore”, shprehet Lenihan.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook