Ballina Teknologji VIDEO/ Momenti kur aeroplani më i madh në botë niset për herë...

VIDEO/ Momenti kur aeroplani më i madh në botë niset për herë të parë në fluturim

Stratolaunch, zyrtarisht është aeroplani më i madh në botë.

Avioni i ndërtuar në Kaliforni, ka krahë të gjatë 117 metra dhe është dizajnuar për të mbajtur dhe lëshuar raketa në hapësirë, me një kombinim të peshës prej 540,000 kg.

Ky ka qenë një projekt i një nga themeluesit e Microsoft-it, miliarderi Paul Allen, i cili pati njoftuar që në vitin 2011 për këtë sipërmarrje gjigande.

Këtë javë është testuar ecja e aeroplanit në pistë, ndërsa fluturimi i parë në ajër pritet të bëhet vitin e ardhshëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook