Ballina Teknologji VIDEO/ Valët zanore një tornado e vërtetë, objektet qëndrojnë pezull në ajër...

VIDEO/ Valët zanore një tornado e vërtetë, objektet qëndrojnë pezull në ajër vetëm me një komandë zëri

Zbulimi më i fundit i inxhinierëve na ka treguar, se ne do të mund t’i lëvizim objektet edhe nëpërmjet zërit.

Për herë të parë, inxhinierët kanë treguar se zëri mund të përdoret për të lëvizur objekte.

Ata kanë mundur të ndërtojnë një fushë tjerrëse zëri dhe të mbajnë ajër një objekt, vetëm nëpërmjet valëve të zërit.

Dr. Mihai Caleap dhe drejtuesi i studimi sqarojnë se valët zanore brenda kësaj fushe tjerrëse kanë një strukturë të ngjashme atë të tornados, duke e mbështjell objektin.

Caleap sqaron se objekti qëndron në mes të këtyre valëve dhe ato nuk e lejojnë që ai të lëvizë në asnjë drejtim por të qëndroj pezull në ajër.

“Në të ardhmen, me më shumë fuqi akustike, do të jetë e mundur të mbahen objekte edhe më të mëdha”, shprehet entuziast Dr. Mihai Caleap.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook