Ballina Teknologji VIDEO/ Volkswagen zbulon planet për veturën tërësisht automatike

VIDEO/ Volkswagen zbulon planet për veturën tërësisht automatike

Koncepti i fundit nga Volkswagen I.D., do të ketë nivelin e pestë të vetëkontrollit.

Gjatë javës që vjen, Volkswagen do të shpalosë konceptin për makinën tërësisht vetëkontrolluese, që është punuar në bashkëpunim me Vizzion.

Kjo do të jetë nga linja e prodhimit I.D. dhe me kalimin e kohës, do të ketë edhe nivelin e pestë të lëvizjes autonome.

Sipas këtij demonstrimi, VW deri në vitin 2050 do të finalizojë projektin, kur veturat nuk kanë nevojë për shofer, apo për dikë që të jetë brenda.

Deri më tani, janë treguar vetëm disa skema që tregojnë nivelet e vetëvozitjes, por jo edhe datat se kur mund t’i shohim këto vetura në rrugë.

Më poshtë mund të shihni një pjesë të prezantimit, ndërsa detajet pritet t’i mësojmë ne panairin e Gjenevës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook