Ballina Kuriozitet Zbulimi që bëri dy javë para se të vdiste, ja trashëgimia e...

Zbulimi që bëri dy javë para se të vdiste, ja trashëgimia e fundit që la Stephen Hawking

Stephen Hawking mund të ketë vdekur, por trashëgimia e zbulimeve shkencore që ai ka bërë do të jetojnë.

Dorëshkrimi i fundit që bëri Hawking, ka potencialin për të hedhur bazat e një prej zbulimeve më të rëndësishme shkencore të shekullit të 21-të.

Vetëm dy javë para vdekjes së tij, Stepen Hawking ka shkruar një letër kërkimi për të zbuluar gjetjen e provave të një multi-universi dhe parashikimin e fundit të ekzistencës sonë.

Teoria e “Multiversit” është një teori që thotë se universi ynë është vetëm një prej shumë të tjerëve të shkaktuar nga Big Bang.

Letra e nxjerrë nga Hawking, që u plotësua nga shtrati i tij i vdekjes, diskuton idenë se mund të masë universet e tjera duke përdorur detektor në në një anije kozmike.

Nëse kjo provë u zbulua përgjatë jetës së Hawking, mund ta bëjë atë kandidat për çmimin Nobel, diçka të cilën nuk e ka fituar më parë.

Përtej Nobelit, Hawking, si autori i “Një histori e shkurtër e kohës”, një libër i botuar në 1988, i cili u prezantoi miliona njerëzve në botë njohuri të detajuara nga kozmologjia, është një trashëgimi e përjetshme e lënë prej shkencëtarit më të madh të shekullit të 21-të.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook