Ballina Teknologji Zbulohet kodi sekret që u dërgohej përdoruesve të Iphone, Apple hesht

Zbulohet kodi sekret që u dërgohej përdoruesve të Iphone, Apple hesht

Kodi që shkakton pajisjet e Apple të ngrijnë, u zbulua dhe u publikua nga një zhvillues i softuerit.

Është zbuluar një “tekst bombë”, i cili mund të ngrijë iPhone thjesht duke u dërguar në pajisjen e viktimës.

Zhvilluesi i softuerit, Abraham Masri, zbuloi bug-in dhe tha se ai e lëshoi atë për të tërhequr vëmendjen e Apple pasi paralajmërimet ndaj kompanisë shkuan pa u vënë re.

Kodi “teksti bombë” është aq toksik për iPhone– edhe nëse përdoruesit nuk do të klikonin në linkun që u dërgohet atyre.

Masri ka publikuar kodin ChaiOS, i cili shkakton problemin në sistemin operativ të Apple.
Pasi kodi i Masri është hequr nga GitHub, një faqe interneti e zhvilluesve, njerëzit nuk janë më në gjendje të dërgojnë tekste të dëmshme që lidhen me të. “Kam bërë punën time. Apple duhet të marrë të tilla bugs më seriozisht”, shkroi ai.

Apple nuk është përgjigjur ndaj rastit. Është e mundur që kodi mund të përsëritet nga dikush tjetër dhe përdoret për të fikur telefonat, por në këtë moment, ndërprerja e telefonit është efekti i vetëm negativ që ka.

“Teksti bombë” nuk duket të jetë në gjendje të vjedhë të dhënat ose të lejojë hakerët të marrin kontrollin e iPhone.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook