Sipas meteorologëve, gjysma e parë e muajit janar do të vijoj me temperatura të ulëta të cilat arrijnë një vlerë minimale në – 14-të gradë dhe në vlerat maksimale në 8-të gradë celsius.

Janari ka nisur me temperatura shumë të ulëta ku dita e sotme ka qenë edhe më e ftohta që prej nisjes së stinës së dimrit ku termometri ka shënuar – 14 gradë celsius.

Meteorologët thanë se të mërkurën e ardhshme parashikohet të arrihet një rritje e lehtë e temperaturave që i përshtaten stinës së dimrit.

Deri sot  kemi patur reshje dëbore vetëm në zonat malore në veri dhe në jug të vendit. Sa i përket pranisë së reshjeve të dëborës në kryeqytet për këtë vit, të paktën në gjysmën e parë të këtij muaj kjo nuk do të ndodh.