Temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës kanë detyruar disa shkolla të pezullojnë mësimin.

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve ka njoftuar se 280 shkolla në vend nuk do të zhvillojnë procesin e mësimit.

“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nisur nga situata atmosferike në vendin tonë për datën 9 janar 2019, bën me dije se disa Drejtori Arsimore Rajonale kanë marrë vendimin për pezullimin e mësimit në disa shkolla.”

Sipas raportimeve është pezulluar mësimi sot në 5 drejtori dhe zyra arsimore: Pukë, Tepelenë, Gjirokastër, Librazhd dhe Përmet. Në shkollat ku mësimi është pezulluar, do të bëhet zëvendësimi i orëve në ditët në vazhdim.

“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë është në kontakt të vazhdueshëm me drejtorët e drejtorive arsimore, drejtues shkollash dhe prefektët e qarqeve për monitorimin dhe ndjekjen e situatës në terren.”, thuhet në njoftim.