Drejtoria e Shëndetit Publik ka dhënë alarmin për shpërthimin e fruthit dhe rrezikun nga virozat stinore për shkak të temperaturave të ulëta.

Pranë institucioneve të arsimit parashkollor, kopshteve dhe çerdheve, të cilat janë hapur prej datës 3 janar, ata kanë kërkuar nga drejtuesit që çdo ditë të kontrollojnë fëmijët.

Madje duke ju kërkuar që fëmijët që kanë këto simptoma si temperaturë, kollë, këputje, puçra në lëkurë, të mos i pranojnë në këto institucione dhe t’i drejtojnë rastet te mjeku specialist.

Ky vendim është marrë për shkak të infektimit të tre fëmijëve nën 1 vjeç që frekuentojnë çerdhen, me fruth.

Sipas mjekëve, situata rëndohet edhe më shumë për shkak se nga viti në vit numri i fëmijëve të pavaksinuar ka ardhur në rritje. Kjo për arsye se janë shumë prindër që kanë zgjedhur të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre, nga frika e efekteve anësore.