Në 2 javët e para të vitit 2019 kanë humbur jetën 8 persona si pasojë e temperaturave të ulëta.

Viktima e parë është shënuar në fshatin Ravonik të Korçës në datën 5 janar. 55 vjeçari ka humbur jetën kur ka qenë duke lëvizur me biçikletë në rrugën e fshatit.

5 ditë më pas, në 10 janar një 60-vjeçar humbi jetën si pasojë e të ftohtit në qytetin e Korçës. Ilia Lifo u gjet i pajetë në një ndërtesë të braktisur në zonën e ish-Poligonit të Bonifikimit, të cilën e kishte përshtatur si banesë dhe jetonte i vetëm.

Nga temperaturat e ulëta u shënua edhe viktima e tretë në datën 11 janar, një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Pogradecit. Anastas Shuka vuante nga skicofrenia dhe jetonte i vetëm pas vdekjes së dy prindërve të tij, ndërsa në dhomën ku është gjetur i pajetë, mungonte ngrohja.

52-vjeçari, Tonin Loci nga Shkodra ka humbur jetën pasi u zu poshtë teksa u shemb çatia e një pike karburanti. Dyshohet se shkak ka qenë rëndesa e dëborës në çati.

Një tjetër viktimë është shënuar në qytetin e Durrësit, ku viktima ishte struktur pranë një strehe të improvizuar për të qëndruar në lagjen numër 4 të qytetit, ndërsa dyshohet se ka disa ditë që ka ndërruar jetë. Sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet se trupi i pajetë i përket një shtetasi nga Vlora, Viktor Dhima, i cili ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij.

LEXO EDHE:  Përmbytje në Kinë, 18 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe rreth 110 mijë të evakuar

Në qytetin e Korçës është shënuar një viktimë tjetër si pasojë e të ftohtit, ndërsa ka shkuar të marrë ushqime me gomar 53-vjecari Ajet Zikollari ka humbur jetën. Ngjarja është regjistruar në zonën e Proptishtit. Nuk ka mundur te kthehej në banesë pasi kishte ngrirë në borë.