Është tensionuar situata në Lezhë ku qindra qytetarë kanë dalë në protestë në kundërshti ndaj qeverisë Rama, duke i zënë kështu rrugën këtij të fundit, teksa pritet të vizitojë qytetin e Lezhës.

 

Burime mediatike bëjnë me dije se policë të armatosur kanë shkuar në Lezhë dhe po tentojnë të largojnë protestuesit nga rruga, ndërkohë nën thirrjet “Rama ik” protestuesit kanë deklaruar se nuk do të largohen nga aty.

Protestuesit kanë dalë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku pritet të kalojë kreu i qeverisë, Edi Rama. Mësohet se në vend ka shkuar edhe Drejtori i policisë  së Qarkut Ferdinand Mara.