Ndeshja mes Laçit dhe Kukësit në Superligë është shoqëruar me incidente dhe tensione.

Sfida e vlefshme për javën e 12 të Superligës u mbyll me fitoren minimale të kuksianëve 0-1 në fushën e Laçit.

Laçjanët kanë shpërdoruar shumë gjatë ndeshjes, madje humbën dhe një penallti në minutën e 50 të takimit, ku Eskerda goditi jashtë porte.

Por kjo humbje ka shkaktuar ndezjen e gjakrave në shkallët e stadiumit, pasi tifozët e Laçit kanë hedhur sende të forta në fushë duke goditur Idrizin dhe Kalenë.

Kontrontimet kanë vijuar edhe pas mbylljes së ndeshjes mes dy tiforizeve duke shkaktuar dëmtimin e disa personave.

Pas kësaj ndeshje Kukësi ngjitet në vendin e 2 me 22 pikë, 5 pikë më pak se Skënderbeu i vendit të parë.

Ndërsa Laçi mbetet në vendit e 5 me 15 pikë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook