Pas protestës që u zhvillua para Kuvendit, e cila u shoqërua me përplasje mes banorëve të Unazës së Re, që protestonin kundër shembjes së shtëpive të tyre dhe policëve, pati disa të plagosur.

Mes të plagosurve ishin 12 punonjës policie dhe 3 protestues, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Ushtarak.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, kryeministri Edi Rama ka shkuar në spitalin e Traumës, ku vizitoi të plagosurit, por edhe aty është përballur me protestues.

Në hyrje të spitalit Rama është pritur nga familjarët e protestuesve të lënduar.

“Turp, turp, turp”, dëgjohet teksa brohorasin në kor familjarët e protestuesve të plagosur. “Çfarë bëri ai që e more me polici, more hajdut.

“Qeveri e krimit”, i drejtohet një tjetër familjare, Ramës. Ndërkohë, situata precipitoi për një moment, pasi një prej protestuesve qëlloi Ramën me këpucë, por ishte punonjësi i sigurisë, i cili e devijoi. Me pas ai u shoqërua nga policia.

Teksa foli për mediat, Rama u shpreh se prerja e gishtave të polices 24-vjeçare ishte vija e kuqe për protestuesit.

Ai akuzoi opozitën se po mbron zaptuesit e pronave.

“Përfytyroni, cdo prind, cdo vëlla, cdo motër,  cdo të thtotë të vijë vajza nga puna, vetë 24 vjec me gishta të këputur, pasi ka dalë të kryejë detyrën. Është një situatë që nuk ka ndodhur që nga prishjet e parkut Rinia. Një parti që merr persipër të mbrojë zpatues pronash, kundër interesit publik për të frenuar zhvillimin e një  vepre që nuk kanë për ta frenuar dot. Prerja e gishtave është një vije e kuqe për ata që sot kanë marr përsipër t’i kundërvihen ligjit. Nuk ka shans që ligji të mos zbatohet njësoj për të gjithë dhe policia e shtetit të kthehet në target për kapsolla gurë.” -Vijoi kreu i qeverisë ndërsa përsëriti edhe një herë prerë se për banorët te unaza e re që kanë dokumenta do të zbatohet ligji, kush është me një strehë do marr bonus qeraje, ndërsa të tjerët tha Rama të  largohen sa më parë se nuk do marrin asgjë”, u shpreh Rama.

LEXO EDHE:  Vdekja e Elise/ Ja si e kujton kryeministri Rama albanologun e shquar

Kujtojmë se mes policëve të plagosur, të cilët ishin në krye të detyrës, një efektive humbi 4 gishta nga shpërthimi i një kopsolleje, ndërkohë një tjetër humbi dëgjimin.