Tensionet që kanë lindur pas ardhjes së Presidentit Trump në pushtet mes SHBA dhe Koresë së veriut duket se kanë filluar që të shqetësojnë realisht amerikanët të cilët kanë filluar që të ndërtojnë tunele anti-bërthamore.

Ky fakt pohohet dhe nga Ron Hubbard, president i një firme e cila ndërton bunkere në Kaliforni. Ai shprehet se nuk ka pasur asnjë herë më parë një një interesim të tillë nga njerëzit për bunkerët e tij.

 

Kompania me bazë në Montebello të Kalifornisë ka raportuar kohët e fundit se ka shitur dhjetra bunkerë në Karolinën e Veriut, Tennessee, Teksas, Luiziana, Uashington, Oklahoma, Arizona dhe Kaliforni.