Është tensionuar shumë situata para Parlamentit. Protestuesit e opozitës ndodhen këto momente në rrugën përballë parlamentit, ku po hidhen fishekzjarre dhe kapsolla. Situata duket si në luftë.

Presidenti Ilir Meta, në një mesazh publik u ka bërë thirrje palëve për të ruajtur qetësinë dhe të shmangin dhunën.

Pas incidenteve ka reaguar dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. “Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit. Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit”,- tha Ministri Lleshaj.

Pas fjalës së mbajtur në protestës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të marshojnë drejt godinës së Kuvendit. Gjatë fjalimit Basha u bëri thirrje protestuesve që të mos përplasen me policinë. “Vëllezër e motra mos lëndoni asnjë officer dhe efektiv policie. Mos prekni asnjë officer policie. Vëllezër dhe motra, mos I prekni me dorë, sepse hiq dy a tre servilë të inkriminuar. Edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë I njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti I tyre këndon: Rama Ik”,- deklaroi Lulzim Basha.