Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i preu fjalën kreut të opozitës Lulzim Basha, gjë që ngriti në këmbë të gjithë deputetët dhe si rrjedhojë solli largimin e deputetëve të opozitës nga parlamenti.

Ruçi pasi i pa të gjithë para podiumit vendosi të ndërpresë seancën. Ky vendim i tij me sa duket ka kapur në befasi kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Rama e Bushati kthejnë kokën nga krye parlamentari në momentin që ai çohet në këmbë e ndërpret seancën.

Nuk dimë nëse u habitën për vendimin e menjëhershëm të tij, apo kthimi pas ishte një gjest dakordësie me të.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook