Studentët e Juridikut vijojnë protestën brenda Fakultetit.

Një pjesë e studentëve që duan të hyjnë brenda Fakultetit nuk janë lejuar të hyjnë nga rojet e Fakultetit.

Studentët janë konfliktuar verbalisht me rojet, ndërsa i kanë kërkuar që të lejojnë futjen e studentëve të tjerë që duan të protestojnë.

Situata e tensionuar vijoi për disa minuta, ndërsa më pas u qetësua pas largimit të studentëve të tjerë që donin të hynin brenda ambjenteve të Fakultetit Juridik në Tiranë.

Duhet theksuar se kjo është një tjetër formë e re e përshkallëzimit të protestës së studentëve, ndryshe nga ditët e tjera.