Një tentativë grabitje është shënuar gjatë mesnatës së djeshme në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.

Mësohet se një vajzë 18-vjeçare i ka shpëtuar sulmit të një grupi grabitësish. 

Sipas policisë, agresorët i kanë shkaktuar plagë të lehta në krahë vajzës së re, e cila ka shpëtuar pa pasoja të rënda, pasi ka kërkuar ndihmën e forcave të rendit.

Vajza ka marrë lëndime si pasojë e goditjes me thikë ndërsa është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Ka qenë reagimi i 18-vjeçares dhe fakti se krimi ndodhi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë që kanë bërë të mundur që e reja tu shpëtojë autorëve të cilët janë larguar me vrap pas thirrjeve për ndihmë nga e dëmtuara.

Ndërkohë që forcat e policisë po punojnë për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook