Unë thashë se do të telefonoja policinë. Ai u përgjigj, “thirre policinë, atëherë”, sepse ishte i frikësuar se do ta rrihja më shumë.”

Artistja marciale, 27-vjeçare, Polyana Viana nga Brazili dhunoi barbarisht një burrë që tentoi ta përdhunonte, pa e ditur forcën e saj.

Ai u mashtrua nga pamja e saj fizike, por nuk e dinte që vajza kishte një rekord 10-2, në artet marciale.

Ndërsa po priste para banesës së saj në Rio de Janeiro, Viana pa se një burrë iu afrua asaj.

“Kur ai pa që e pashë, ai u ul pranë meje,” tha Viana. “Më pyeti për orën, unë ia tregova dhe pashë që ai nuk po largohej. Kështu që unë lëviza për të vendosur celularin tim në bel. Dhe pastaj ai tha: ‘Më jep telefonin. Mos u përpoq të reagosh, sepse unë jam i armatosur”.

Vajza më pas tha se ai iu afrua e tentoi ta kapte nga trupi. “Kështu që mendova. Nëse është një armë, ai nuk do të ketë kohë ta tërheqë atë. Kështu që unë u ngrita në këmbë. E hodha me dy grushta dhe një goditje në tokë. Ai ra, atëherë unë e kapa armën. Pastaj u ul në të njëjtin vend që ishim më parë i thashë: “Tani do të presim policinë”.

Por ndërsa policia po vinte, Viana pati kohë të praktikohej me artet marciale, duke e gjakosur burrin që tentoi ta përdhunonte.

Ndërsa Viana paraqiti një raport në polici, krimineli u dërgua në një institucion të kujdesit urgjent para se të dërgohej në burg. Ajo bëri publike pamjet dhe historinë, duke marrë përgëzime të shumta.