Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Tropojë ku policia ka njoftuar për arrestimin në flagrancë të shtetasit me iniciale  I.B pasi prej kohësh mësohet se përndiqte aktivisten e njohur amerikane Catherine Bohne, e cila njihet për mbrojtjen e çështjes së Valbonës.

“Ishte ora 1 e natës kur u hap dera. Isha vetëm dhe bërtita fort. Ai u largua menjëherë pas kësaj. Nuk kisha njohje me të, si gjithë banorët e tjerë. E përshëndesja. Bëra denoncimin, ndërsa policia erdhi menjëherë“, mësohet të ketë thënë Bohne për mediat.

Menjëherë pas denoncimit të aktivistes 54-vjeçari është arrestuar nga policia.

Nga informacionet e policisë mësohet se:

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin;
-I.B., vjeç 54, banues në Bujan, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi I.B. ka disa kohë që e përndjek një shtetase 50 vjeçe ku ka tentuar të hyjë në banesën e saj.

Shtetasi I.B. është arrestuar dhe më parë, për të njejtën vepër penale “Përndjekja”.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale “Përndjekja”.