Një shqiptar me pasaportë spanjolle ka tentuar të kalojë 6 kg heroinë nga porti i Igumenicës në Itali.

Policia greke ka zbuluar drogën brenda një automjeti luksoz, si dhe ka arrestuar 38-vjeçarin shqiptar.

Mediat vendase shkruajnë se në automjetin tip “Mercedes-Benz” S-Class, që drejtohej nga një shqiptar me pasaportë spanjolle, u gjetën dhe sekuestruan 14 pako alumini dhe karboni që përmbanin 6 kg 80 gram heroinë.

Policia i ka vënë prangat drejtuesit 38-vjeçar. Mësohet se droga u zbulua nga qeni i policisë “Lesi”.

Mjeti do të hipte në traget për të udhëtuar nga Igumenica për në Itali.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook