Mësohet se një avokat në detyrë ka rënë në pranga ditën e sotme pasi tentoi të korruptonte një gjyqtar.

Sipas policisë shtetasi Sokol Gjini me profesion avokat, si dhe një shtetas tjetër Eriger Bushi, lindur dhe banues në Laç, janë arrestuar pasi dyshohen se kanë kryer veprën Penale korrupsion aktiv i gjyqtarit”, neni 319 i Kodit Penal.  

Në qershor të këtij viti Eriger Bushi së bashku me Mark Cenaj, janë arrestuar pasi janë dënuar nga Gjykata e Kurbinit, për armëmbajtje pa leje, kanosje, vjedhje e trafik narkotikësh, kjo ka sjellë dhe kryerjen e veprës penale nga avokati Gjini me qëllimin korruptimin e gjyqtarëve për të mundësuar ndryshimin e masës së sigurimit për Eriger Bushi.   

Policia e Shtetit në njoftimin zyrtar të saj ka deklaruar: 

“Lokalizohen, kapen dhe ndalohen 2 shtetas në kërkim për të cilët Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest më burg”

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një pune profesionale dhe të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit në kërkim :

Eriger ( Gentian) Bushi, 38 vjeç, banues në Laç ( person me precedentë të mëparshëm penale, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë)
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr.1188 datë 31.05.2018, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”” Kanosja” dhe ” Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 278/1 , 84 dhe 89 të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  SHIFRAT/ Shqipëria “zhytet” në korrupsion, zbret me 8 vende

Nga forcat policore të Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune profesionale të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit në kërkim:
– Bruno ( Maks) Cenaj, 25 vjeç, banues në Kukës
Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr. 1254 datë 06.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest më burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Materialet proçedurale për të dyja rastet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme”,-deklaron Policia.