Një vajzë, e cila tentoi të bëjë vetëvrasje por që ndërroi mendje, u përplas nga treni duke u përpjekur të ngjitej në platformë.

Kate Mullins qëndroi e ulur për 5 minuta në stacionin e Pokesdown, afër Bournemouth para se të hidhej tek shinat e trenit.

Por kur pa që treni nuk po ndalej në stacion por u drejtua drejt saj, 16-vjeçarja tentoi të ngjitej në platformë por ishte tepër vonë.

Në pamundësi për tu ngritur lart, ajo u përplas për vdekje nga treni edhe pse shoferi shtypi frenat e emergjencës.

Nëna e saj, Donna tha se vajza ishte e shqetësuar rreth pamjes së saj, si edhe i kishte folur më parë se donte të hidhej para makinës, por nuk e kishte menduar se s’do ta bënte kurrë.

“Ajo ishte në palestër dhe kishte humbur shumë peshë. Mendoj se ndihej e shqetësuar për pamjen e saj dhe mendonte që njerëzit nuk e pëlqenin,”-tha Donna.

Ndërsa theksoi se para se të dilte nga shtëpia ishte normale.

“Kate ishte normale dhe po qeshte me vëllain e saj. Ai ishte anëtari i fundit i familjes së e pa gjallë. Nuk mund të mendoj asnjë arsye pse ajo kreu vetëvrasje. Kishte gjithçka për të vazhduar jetën. Më mungon tani dhe do më mungojë përgjatë gjithë pjesës tjetër të jetës.”