Një burrë i akuzuar për drogë ka rënë nga ballkoni i katit të dytë në sallën e gjyqit ndërsa tentoi të arratisej.

Christopher Clay Rudd, nga Utah ndodhej në gjykatën e Spanish Fork dhe po merrte vendimin.

Por ai largohet me vrap nga salla e gjyqit me pranga në duar, hypën mbi kangjellat e katit të dytë dhe bie në dyshemenë e katit të poshtëm.

35-vjeçari thuhet se ishte arrestuar nën akuzat për drogë dhe ndodhej në gjykatë për mosbindje për të marrë pjesë në seancat e rehabilitimit urdhëruar nga gjyktatat.

Ngjarja ka ndodhur të hënën ndërsa video është publikuar të enjten.

Një zëdhënës i gjykatës, Geoffrey Fattah tha se Rudd theu këmbën, legenin dhe kafkën.

Nuk ishte e qartë nëse ai u përpoq që të lëndonte veten qëllimisht.

Më 26 prill, Rudd u arrestua për vjedhje, posedim të një arme të rrezikshme dhe për drogë.

Ai mund të përballet me akuza shtesë për përpjekjen për tu arratisur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook