Një 37-vjeçare nga Devolli ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar me fotoksinë.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasen B.Sh., e cila ndodhet në spitalin e Korçës.

Ende nuk dihen rrethanat që e kanë çuar 37-vjeçaren në kryerjen e këtij akti të rëndë.

Njoftimi i policisë
Më datë 08.04.2018, në fshatin Progër, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia B.SH, vjeç 37, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook