Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Zinxhira” në qytetin e Gjirokastrës.

Një banesë është përfshirë nga flakët duke u djegur plotësisht. Deri tani nuk raportohet për lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale.

Sipas raportimeve, dyshohet se shkak i kësaj ngjarje është bërë një shkëndijë elektrike në momentin që familja ishte duke gatuar fasule.

Mësohet se banesa i përkiste një familje të komunitetit rom, të cilët tashmë kanë mbetur në qiell të hapur. Policia ndodhet në vendngjarje për të vijuar hetimet e mëtejshme.