Pas akisoneve të ndërmarra nga Policia e Shtetit për të luftuar trafikimin e lëndëve narkotike, në Tepelenë sekuestrohen 10 kilogram drogë.

Në fshatin Luzat të Tepelenës, gjatë një aksioni të policisë është arritur të kapet 10 kilogram drogë në banesën e 60 vjeçarit, Ismail Guma.

Kontrolli në banesën e të moshuarit u bë pas disa informacioneve të marra nga policia se shtetasi posedonte drogë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër kanë organizuar punën për goditjen e këtij rasti.

Deklaratë e Policisë:

Si rezultat,  nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në banesën e shtetasit të mësipërm u gjetën 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Ismail Guma, 60 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook