Policia e Tepelenës ka sekuestruar 102 kilogramë drogë si dhe ka arrestuar 3 persona.

Arrestimi i 3 personave u bë pasi në aksin rrugor Krahës-Memaliaj gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonin, u gjetën dhe sekuestroi 63.6 gram kanabis.

Në pranga përfunduan  E.L, 30 vjeç, banues në Tepelenë,  E.L, 24 vjeç, banues në Memaliaj si dhe A.B, 39 vjeç, banues në Elbasan.

 

Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë që përdorej nga të arrestuarit në fshatin Zhulaj u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”. parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.