Agjencia e lajmeve e Kinës, Xinhua News ka bërë të ditur se një tërmet 3.4 ballë është ndjerë në Korenë e Veriut. Lëkundjet mund të jenë shkaktuar nga shperthimet e armeve bërthamore që Korea e Veriut është duke testuar,

“Ne kemi disa metoda për të dal në konkluzionin nëse tërmetet janë natyror apo të stimuluar nga njeriu”- ka thene agjensite meteorologjike që kanë kryer studimin.

Ato e kanë kategorizuar këtë tërmet si jo natyror për shkak të valëve dhe mënyrës së lëkundjes dhe se thellësia e tërmetit është 0 km.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga ministria e jashtme kineze por situata ka shkaktuar tension edhe panik kudo nëpër Kinë.

Për të marrë lajmet e fundit të DuaLajm.com, ndiq edhe faqen tonë në Facebook