Në qytetin e Gjirokastrës mëngjesin e sotëm janë ndjerë lëkundje të tërmetit sipas Institutit të Gjeoshkencës.

Lëkundja e parë është ndjerë në orën 07:18, ndërsa e dyta rreth 14 minuta më vonë dhe kanë qenë me magnitudë 3.2 dhe 2.7 ballë të shkallës Rihter.

Fatmirësisht nuk ka patur të dëmtuar njerëz as dëme materiale, pasi tërmeti ka qenë i lehtë. Pritet raporti i plotë në orët në vijim nga Instituti i Gjeoshkencës. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook