Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë rreth orës 6:25 të mëngjesit të sotëm në vend.

Mësohet se tërmeti ka qenë i magnitudës 5,2 dhe epiqendra ka qenë 3 km në Veri-Lindje të fshatit Miras dhe 11 km në Juglindje të Korçës.

Lëkundjet u ndjenë edhe në disa qytete të tjera si Tiranë, Elbasan, Gjirokastër. Gjithashtu lëkundjet u ndjenë dhe në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.