Askush nuk e zgjedh personin me të cilin bie në dashuri, thjesht ndodh!

Thuhet se është kimi, e kur kjo gjë ndodh bota e gjithësecilit prej nesh ndryshon kryekëput. Gjithësecili prej nesh ka pikat e forta e të dobëta, por kur bini në dashuri duket se këto të fundit kanë karakter mbizotërues.

Testi i mëposhtëm i personalitetit do të zbulojë pikën tuaj të dobët dhe frikën më të madhe që ju shqetëson gjatë kohës që jeni në një lidhje me dikë.

1. Fytyrën e njeriut

Frika juaj më e madhe lidhet me eksperiencat e kaluara të partnerit! Shqetësoheni nëse ai nuk i ka lënë ato pas krahëve dhe sa vleni ju për të. Keni frikë mos lëndoheni, dhe kjo ju bën të ndiheni paksa inferior ndaj tjetrit.

2. Lloji i marrëdhënies që ndërtoni

Ju keni frikë nga vetmia. Jeni një person i pavarur, që nuk ka nevojë për kujdes, por keni nevojë për dikë për të cilin të kujdeseni ! Asgjë nuk ju bën të ndiheni më mirë sesa kjo ndjesi, ndaj të biesh në dashuri me një person si ju është e mrekullueshme, por kini kujdes sepse ju jeni në një lidhje dhe jo në një marrëdhenie prind-fëmijë.

3. Keni frikë nga i “treti”!

Ndonëse e doni shumë partnerin keni frikë se dikush tjetër më i mirë do t’ju rrëmbëje zemrën, por ju nuk do të mundeni të jeni me të. Ju jeni një idealist në çdo aspekt të jetës tuaj, dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për dashurinë. Gjithmonë pyesni veten : A është ky personi që meritoj, apo atje jashtë në botë, dikush tjetër është shpirti im binjak?

LEXO EDHE:  PSIKOLOGJI/ Cila ngjyrë ju pëlqen më shumë? Zbuloni çfarë tregon ajo për personalitetin tuaj

4. Guaska që mban perlën

Nuk jeni sipërfaqësore, por vlerësoni gjërat materiali pak më shumë nga njerëzit e tjerë. Kjo ju bën të keni frikë, mos tundoheni nga këto të fundit (si perlat apo bizhuteritë e çmuara). Por nëse është dashuri e vërtetë ju nuk do të vraponi pas tyre, duke lënduar të dashurin e zemrës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook