Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës tha se shpallja e Pavarësisë së Kosovës para 11 viteve ishte një akt historik që institucionalizoi përpjekjet për liri.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Thaçi tha se për këtë arritje, të gjithë qytetarët janë kontribues.

“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri. Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë. I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë! HTH”, ka shkruar Thaçi.