I njohur si një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Besnik Mustafaraj ka qenë i ftuar në News 24.

Mustafaraj ka folur për 8 dhjetorin e vitit 1990, ku ai ka qenë pjesë e protestave të studentëve që rrëzuan regjimin komunist.

“Vendi është ende larg Evropës dhe duket si delja e zezë e kontinentit të vjetër. Askush nuk do ta mendonte në vitin 90’ se Shqipëria do të mbetej kaq prapa”- shprehet ish-ministri i Jashtëm.

“Ka një reflektim për ne veteranët e asaj kohe dhe ne e kemi emocionale më shumë. Ne jemi një brez që e jetuam atë kohë dhe do thoja se aspiratat e Rinisë janë realizuar deri diku, por jo plotësisht. Ne kemi parametra demokratikë dhe jemi në proces integrimi.

Por askush nga ne qe kemi qenë aty, nuk do besonte se 27 vite më vonë, Shqipëria nuk do ishte në BE dhe sot do ishte një dele e zezë sa i përket krimit dhe drogës. Askush nga ne nuk do e kishte besuar se sot droga dhe krimi do ishin një problem. Ëndrra e studenteve është ende larg që Shqipëria të jetë si gjithë Evropa”, tha Mustafaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook