Gjykata e Apelit të Vlorës ka rikthyer në burg 37-vjeçari Ylli Luka, personi i akuzuar për plagosjen e rëndë të punonjësit të policisë Kuçovë, Jonuz Vrapi.

Vendimi është marrë pas animimit të bërë nga Prokuroria e Beratit.

Kështu Apeli i Vlorës ndryshoi masën e sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg” për 38-vjeçarin, nga Nikla e Fushë Krujës.

Pas vendimit të marrë këtë të premte, Luka u arrestua gjatë së dielës.

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e 28 korrikut në qendër të Kuçovës, ku teksa Vrapi ndërhyri për të shuar një sherr mes Lukës dhe disa të rinjve.

Por në këto momente 38-vjeçari, e përplasi me makinën e tij efektivin e policisë, duke i thyer të dyja këmbët.

Më pas, ai u largua me shpejtësi dhe pas 30 minutash ndjekje, u arrestuar nga policia.